Misioni i Departamentit të Anesteziologjisë, Mjekimit Intenziv dhe Menaxhimit të dhimbjës

MISIONI

Misioni ynë është të sigurojmë shërbime anesteziologjike të nivelit të lartë për popullsinë e Kosovës. Këto shërbime do të ofrohen në një atmosferë të përkujdesjes maksimale për pacientët tanë, arsimin dhe hulumtimin.
Më 1 Janar 2000, në Spitalin Universitar të Prishtinës, Anesteziologjia – një disiplinë mjekësore – shënoi fillimin e një epoke të re në aplikimin e mjekimit modern shëndetësor me themelimin e Klinikës së Anesteziologjisë, Mjekimit Intensiv dhe Menaxhimit të Dhimbjes.
Themeluesi dhe drejtori i parë i Departamentit është Dr. Sci. Dukagjin Binishi, i cili implementoi rregullin që mjeku anesteziolog/specialist i anesteziologjisë duhet të jetë prezent gjatë çdo procedure të anestezionit. Dr. Dukagjini vendosi bazat e edukimit të vazhdueshëm mjekësor për gjithë personelin dhe përkrahu stafin në hulumtime dhe publikime shkencore – një praktikë që vazhdon edhe sot.
Nën udhëheqjen e tij, faza e parë e programit të rindërtimit përfundoi me modernizimin e shërbimeve në Departamentin e Anesteziologjisë, Mjekimit Intensiv dhe Menaxhimit të Dhimbjes, duke pajisur 25 salla operacioni me teknologji moderne. Për herë të parë në Spitalin Universitar të Prishtinës u krijua Mjekimi Intensiv i nivelit të lartë me 14 shtretër dhe pajisje bashkëkohore, i ndërlidhur me Departamentin e sapohapur të Emergjencës.
Ky projekt u realizua me ndihmën e Departamentit për Zhvillim Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar (DFID), dhe si rezultat, Spitali Universitar i Prishtinës – spitali më i madh në Kosovë – u shndërrua në një nga spitalet më moderne në Ballkan.

1 thought on “Misioni i Departamentit të Anesteziologjisë, Mjekimit Intenziv dhe Menaxhimit të dhimbjës”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *